Plumbi te Berisha, prokuroria:
U qëllua me kallashët e Gardës
Raporti i SHKB - PJESA PARE
Ja 21 janari i fotografuar nga policia

Plumbi te Berisha, prokuroria:<br />U qëllua me kallashët e Gardës<br />Raporti i SHKB - PJESA PARE  <br />Ja 21 janari i fotografuar nga policia
TIRANE- Plumbat e gardës jo vetëm që kanë vrarë katër demostruesit e opozitës në demostratën e 21 janarit, por kanë rrezikuar seriozisht dhe jetën e personelit të administratës së kryeministrisë. Një predhë automatiku është gjendur brenda një zyre të godinës së kryeministrisë, ku nga verifikimet e bëra është vërtetuar se plumbi i përket armëve të Gardës së Republikës.

Nga breshëritë e dendura të efektivave të Gardës së Republikës, plumbat kanë arritur të depërtojnë dhe në ambjentet e brendshme të godinës së kryeministrisë, duke rezikuar seriozisht jetën e punonjësve të administratës së Këshillit të Ministrave. Hapjazjarr pa kriter dhe në mënyrë të çregullt ka bërë që në një nga zyrat e katit të 4-ër, të hyjë një predhë e kalibrit 7.62 mm i modelit 56, por që fatmirësisht nuk ka sjellë asnjë pasojë fizike për punonjësit e kësaj zyrë. Predha e kallashnikovit ka thyer xhamin e zyrës dhe prej andej është ngulur në murin e brendshëm të kësaj zyrë që ndodhet në kryeministri, por që në fakt nuk dihet se kujt drejtorie i përket. Sapo janë njohur me këtë ngjarje, punonjësit mësohet të kenë braktisur menjëherë zyrën duke qëndruar të ulur në korridoret e kryeministrisë, pasi breshëritë e kallashnikovëve të Gardës së Republikës vazshonin të ishin me intesitet të lartë. Kostatimi i plumbit brenda ambjenteve të godinës së Këshillit të Ministrave, është bërë dhe nga hetuesit e Prokurorisë së Tiranës, të cilët prej gati një viti e kanë administruar atë si provë në dosjen hetimore të demostratës së 21 janarit 2011.

PREDHA NE KRYEMINISTRI
Nga kqyrja e oborrit të kryeministrisë, pas demostratës së 21 janarit, grupi i hetimit i prokurorisë së Tiranës ka mundur të gjejë një predhë brenda Këshillit të Ministrave. Nga verifikimet e bëra gjatë kësaj kohe, është arritur nga prokuroria që të nxiret dhe mekanizmi i hyrjes së kësaj predhe, që nga karakteristikat e jashtme ka ngjashmëri të madhe me ato të automatikut Kallashnikov model 56. Sipas burimeve pranë prokurorisë së Tiranës, ka dyshime të forta se predha e cila është gjendur me dëmtime të shumta, është qëlluar nga grupi i zjarit që ndodhej me shërbim në hyrjen e delegacioneve të huaja. Nga ekzaminimi i parvazit të sipërm të dritares së katit të 4 që ndodhet nga ana e piramidës, është provuar se parvazi ka një goditje me plumb. Me sa duket nga kjo goditje, predha e gjendur ka bërë rikoshet, duke marë drejtim lëvizje për nga xhami i dritares, të cilin pasi e ka thyer mësohet se është ngulur më pas në murin brendshëm. Sipas burimeve, predha ka pësuar dëmtime të shumta, dëmtime këto që nga ekspertiza në laburatorin kriminalistik, ekspertët e kanë çertifikuar si të pa identifikueshme këtë predhë.
DRITARJA E BERISHES
Në hetimet paraprake mbi ngjarjen e dhunshme të 21 janarit, prokuroria ka bërë dhe kqyrjen fizike të dritareve të zyrës së kryeministrit Sali Berisha, i cili ditën e ngjarjes ka qënë brenda në zyrën e tij. Verifikimet kanë treguar se në xhamat apo në parvazin e dritareve nuk ka pasur asnjë shënjë që është karakteristike me shënjat që lenë predhat e plumbit. Burimet s'qarojnë se xhamat e dritareve të zyrës së kryeministrit Sali Berisha janë të blinduara, dhe për pasojë plumbi nuk mund të depërtojë në ambjentet e brendshme. Hetuesit pranojnë faktin, se dritaret janë qëlluar nga demostruesit me gurë, ashtu siç dhe janë qëlluar të gjitha dritaret e tjera të godinës së kryeministrisë. Nga këto goditje, dritares e zyrës së kryeministrit Berisha nuk kanë pësuar asnjë dëm.
NISHANI PER PLUMBIN
Ministri i Brendëshëm Bujar Nishani tha dy ditë më parë se prokuroria ka hetuar për ata që goditën Këshillin e Ministrave me plumba dhe bomba molotov. "Mbi Këshillin e Ministrave, mbi godinën janë identifikuar dhe fotografuar prova të goditjes me plumba të parvazit të dritares të Këshillit të Ministrave. Se nga është goditur le të zbulohet nga hetimet. Nëse thuhet se janë hetuar persona që nuk kanë qenë nën hetim, persona për të cilët nuk ka patur nisje të procedimit, policia s'ka patur se ç'të mbledhë. Ministri la të kuptohet se plumbat kanë qenë pikërisht në dritaren e zyrës së kryeministrit. Por xhamat e zyrës së Berishës janë të blinduar, ndaj është e pamundur që plumbi të penetronte. Në intervistën e tij dhënë në emisionin "Opinion", ministry Nishani ka sqaruar dhe punën hetimore të bërë nga Policia e Shtetit, me qëllim gjetjen e provave materiale në ngarkim të organizatorëve të demostratës së opozitës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës