'Pluralizmi' përplas Metën dhe Veliajn në Pezë - Mesazhet e forta politike (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Presidenti Ilir Meta patën një përplasje mes fjalësh me njëri-tjetrin gjatë ceremonisë së 77-vjetorit të Konferencës së Pezës. Kreu i shtetit tha se kjo konferencë ishte pluraliste, por gjatë fjalës së tij qytetari i parë i Tiranës ju përgjigj se pluralizmi duhet në çdo fushë.

"Intelegjinca europiane buron nga fshati jo nga kafet e Tiranës jo nga gjithollogët, por nga njerëzit që nuhatjen se çfarë është e drejtë, fisnike, perëndimore, antifashiste, e kishin në ADN-në e tyre gjenetike si kanunarët tanë në Pezë. është një moment për të reflektuar për të kthyer kohën nga fshati që dhanë jetën në luftë. Shqipëria u pushtua përpara Polonisë, Shqipëria është i veti vend që u lirua me forcat e veta, me djem dhe vajzat e vet. Nëse ka një mesazh që duhet të çojmë tek kancelaritë e huaja është që ne shqiptarët jemi evropianë autentikë nga sheshi Skënderbe deri në Pezën heroike. Zoti president e tha me të drejtë ka qenë edhe një hapësirë pluralizmi ku njerëzit pa dallim feje krahine e ideje u mblodhën bashkë, Megjithatë të gjithë e dimë që pluralizmi ishte në Pezë por kur u shkrehën armët vetëm partizanët vajtën për të luftuar. Ndaj patjetër që duhet ta inkurajojmë pluralizmin po kudo edhe kur shkojmë në kuti të votimit edhe kur shkojmë flasim në kancelaritë e huaja edhe kur përfaqësojmë bindje të ndryshme ama kurrë nuk do shkrehim pushkë kundër Shqipërisë, dhe pushka sot nuk është vetëm me plumb. pushka sot është edhe me çfarë flasim, me çfarë shkruajmë. Ndaj duhet t'i bashkohem asaj thirrjes, duhet pluralizëm, po kudo, në çdo fushë, edhe kur kemi këto beteja. Nuk mundet vetëm pluralizëm në tavolinë edhe në betejë shkojnë vetëm partizanët në luftë kurse të tjerët bëjnë komentin se si u luftua në luftë" tha Veliaj.  

I pyetur nga gazetarët në përfund të ceremonisë nderuese në varrin ku prehet patrioti Myslym Peza, nëse kryebashkiaku Veliaj e kishte me presidentin kur tha se "pluralizmi duhet në çdo fushë", Meta u përgjigje: "Nuk ka pasur asnjë institucion më koherent në respektimin e pluralizmit të shtetit të së drejtës së presidenti i republikës. Të gjithë që kanë paqartësi mund të lexojnë raportin e OSBE-ODIHR"


Lajmi kryesor:

Meta krah mazhorancës në Pezë: Aktorët politikë t'i kërkojnë BE-së 'PO-në' e negociatave...të bëhet e qartë kush i pengon (VIDEO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës