PNUD vlerëson modernizimin e
shërbimeve publike, Harito: Sukses

PNUD vlerëson modernizimin e<br />shërbimeve publike, Harito: Sukses
Megjithëse ka vetëm dy vjet që ka nisur, reforma e shërbimeve publike në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e organizatave ndërkombëtare që e vlerësojnë ecurinë e saj.
 
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito është ftuar nga PNUD të prezantojë reformën për modernizimit të shërbimeve publike në Shqipëri, përpara përfaqësuesve të rreth 20 vendeve të tjera të botës, të cilat janë duke projektuar zbatimin e një reforme të tillë.
 
Në konferencën ndërkombëtare me temë “Riorganizimi i ofrimit të Shërbimeve Publike”, të organizuar nga Qendra Botërore e Ekselencës së Shërbimeve Publike me qendër në Singapor dhe Banka Botërore, përfaqësuesit e PNUD dhe BB e kanë vlerësuar reformën në Shqipëri si një rast suksesi, që meriton të përhapet edhe në vende të tjera.
 
Ministrja Harito në fjalën e saj ka shpjeguar me detaje shtrirjen e reformës në drejtim të standardizimit dhe thjeshtimit të procedurave për marrjen e shërbimeve, në drejtim të ndryshimit të mënyrës se si trajtohen qytetarët në sportelet e ADISA dhe shërbimeve online.
 
“Reforma jonë e shërbimeve publike konsiderohet si një rast shumë i suksesi në disa kuptime: Në kuptimin e shpejtësisë së reformës, për faktin se kjo reformë, e cila ka filluar vetëm në mesin e vitit 2014 po jep tashmë një sërë rezultatesh dhe për faktin se kjo reformë prek të gjithë komponentët e shërbimeve publike, duke nisur nga standardizimi i tyre, përmirësimi i pritjes së qytetarëve, krijimi i qendrave të integruara thjeshtëzimi i procedurave, dixhitalizimi masiv dhe shërbimet online”, është shprehur ministrja Harito pas konferencës.
 
Reforma e shërbimeve publike në Shqipëri përfshin pothuajse të gjithë sektorët, 20 institucione dhe 9 ministri. Aktualisht Agjencia e Shërbimeve Publike ADISA menaxhon sportelet e pritjes së qytetarëve në ZRPP Tirana, ka çelur dy qendrat e para me një ndalesë në Kavajë dhe Krujë dhe brenda muajit qershor do të vijojë me hapjen e dy qendrave të tjera në Fier dhe Gjirokastër. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)