Disa pastiçierë entuziastë po realizojnë që prej muajit mars referendumin e tyre jo zyrtar për pavarësinë e Skocisë, nëpërmjet kekëve të vegjël me Po dhe Jo, për bashkimin apo ndarjen e vendit të tyre nga Anglia.
Klientë të shumtë vinë çdo ditë në dyqanin që ndodhet në Edinburg, kryeqytetin e Skocisë, për të dhënë votën e tyre për referendumin historik të vendit. Duke zgjedhur mes dy flamurëve përkatës ata rregjistrojnë mendimin e tyre në lidhje me pavarsinë e mundshme të Skocisë, apo vazhdimin e të qenurit pjesë e Anglisë.
Bashkëpronarët Graham Savage dhe partnerja e tij në biznes Vidya Sarjoo pretendojnë të mbyllin referendumin e tyre jo zyrtar njëkohësisht me referendumin aktual që mbyllet me 18 shtator, për të krahasuar rezultatet. Savage shpjegon se qëllimi i tyre ishte më tepër argëtues, për të krijuar diçka të ëmbël e me ngjyra, dhe njëkohësisht argëtues e me një peshë të lehtë përgjegjësie politike.
Ata shpresojnë gjithashtu që deri në fund të referendumit të kenë shitur rreth 10 mijë kekë, duke shënuar një sukses të madh për biznesin e tyre. Së afërmi Skocia shënon 307 vjetorin e bashkimit të saj me Anglinë dhe nëse skocezët vendosin për ndarjen, ky do të ishte fundi i Mbretërisë së Bashkuar.
Një nga klientet, Sarah Tennent, ndërsa kafshon një kek që shkruan jo, thotë se kjo është një ide brilante dhe se po angazhon të gjithë njerëzit që të thonë mendimin e tyre në një mënyrë argëtuese.
Lezlie, që provon për herë të parë sondazhin në këtë pasticeri, shpreh mendimin e saj se do të donte shumë që Skocia të vazhdonte të ishte pjesë e Britanisë së Madhe. Deri më tani, sipas Savage, rezultatet janë me një diferencë të vogël, megjithëse gjatë kërtyre muajve kanë dominuar kekët që janë kundër ndarjes se Skocisë më vete.
Në kushtet e rëndësisë që ka ky rezultat për gjithë Britaninë e Madhe, kjo mund të quhet ideja më e mirë e biznesit për këtë vit në Skoci.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com