Lideri i Partisë separatiste skoceze Kombëtare, Alex Salmond hodhi votën e tij mëngjesin e së enjtes në referendumin historik që do të vendosë fatin e bashkimit 307 vjeçar të Skocisë me Britaninë e Madhe.
Salmond hodhi votën e tij në Strichen të Aberdeenshire duke shfrytëzuar edhe këtë moment për të bërë fushatë për “të pavendosurit”. “Ne kemi mundësi për të ndërtuar një ekonomi të begatë por edhe një shoqëri më të drejtë, me një vizion të mrekullueshëm, pozitiv dhe kjo është arsyeja përse Skocia duhet të përqafojë këtë mundësi. Ne mund ta marrin të ardhmen tonë në duart tona”, deklaroi ai.
Krerët e tre partive kryesore politike të Britanisë kanë premtuar nivele të larta të financimit të shtetit si dhe kontroll të plotë të skocezëve mbi financat. Ndërsa mbështetësit e bashkimit thonë se Skocia është më e begatë dhe e sigurt si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe se lidhjet e tyre janë shumë të ngushta dhe të vështira për t’u ç’bërë.
Gjithësesi Salmond u shpreh optimist për vazhdimin e marrëdhënieve me Britaninë e Madhe në rast se ajo fiton pavarësinë. Katër sondazhet e opinionit, në prag të votimit shfaqën mbështetje për pavarësinë me 48%, ndaj 52% të skocezëve që ishin për bashkim. Por një sondazh i pestë e uli përqindjen e votuesve pro ndarjes në 51% kundrejt 49% të atyre për bashkim. Në një garë të ngushtë, “të pavendosurit” mund të lëkundin vendimin përfundimtar.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

për pavarësinë, rezultatet nesë">