“Po bëni hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes'/ Rama operatorëve turistikë: Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin

“Po bëni hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes'/ Rama operatorëve turistikë: Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin

Edi Rama

1742723002_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, zhvilluan një takim me turoperatorët dhe kryetarët e bashkive bregdetare, në kuadër të përgatitjeve për sezonin veror 2025.

Në fokus të diskutimeve ishin organizimi i plazheve publike, mbështetja për strukturat akomoduese serioze dhe rritja e transparencës në sektorin e turizmit. Nga Vlora, ai u tërhoqi vëmendjen operatorëve, kur kërkoi që të deklarojnë të gjitha netët e fjetjes.

Rama: Bëni një hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes. Për t’ju dhënë mundësi që të dilnin faqebardhë, ju kemi ulur TVSH-në prej vitesh, më poshtë se të tëra vendet e tjera. Jua kemi ulur 6% që të deklaroni se sa… nga 10 milionë e 555 mijë turistë në 2023, 3 milionë e ca netë të deklaruara qëndrimi. Është pak problem. Këtë vit do t’ju japim mundësinë që ju të bëni paradeklarim. Nëse nuk doni as kontrolle, deri në maj, do të paguani detyrimin te bashkia. Përgatituni se në 2026 nuk do keni nga të lëvizni më se do fusim platformën digjitale e-visitors.'

H.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

Nga Bardhi te Gjekmarkaj: Pse u shua zëri i deputetëve që ju bashkuan Berishës?

Nga Bardhi te Gjekmarkaj: Pse u shua zëri i deputetëve që ju bashkuan Berishës?