Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kapën në tentativë për të trafikuar 11 kg kanabis drejt Malit të Zi.
Në pranga kanë rënë Fran Perlika 55 vjeç dhe Neritan Tosuni 25 vjeç. Në vendin e quajtur ‘Mbikalimi i Rrëshenit’ policia arrestoi në flagrancë 55 vjeçarin teksa i shiste kanabisit të riut i cili më pas do e kalonte drejt Malit të Zi.
Ndërkohë, janë është sekuestruar lënda narkotike, 2 automjetet e të arrestuarve, celularët e tyre dhe shuma parash. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)