Po cila kompani ka bere superoferten?

Jo vetëm që nuk dihet se cila është kompania që ka ofruar shumën më të madhe për privatizimin e Albpetrol, por është shtuar më tej misteri rreth saj.

Personi që ka qënë i pranishëm në sallë ditën e premte ndërsa hapeshin ofertat për privatizimin e ‘Albpetrol’, Essad Pushkar , përmes një e-maili derguar gazeta Idea ka theksuar se “Tenderi është bërë në emër të Vetro Energy Pte Ltd, dhe jo Silk Road", ndërsa ai vetë përfaqëson këtë të fundit dhe sipas ai nuk është e njëjta kompani që ka paraqitur ofertën më të lartë prej 850 milionë Eurosh. Por pamjet e xhiruar nga televizioni A1 Report ditën e hapjes së ofertave tregojnë se emri i kompanisë është pikerisht “ Vetro Silk Road Equity Ltd”, dhe vete Essad Puscar I pranishëm në sallë nuk ka kundërshtuar këtë emer dhe as ka saktësuar atë.

Një tjetër element i pasqaruar është fakti se kompania e prezantuar në hapjen e tenderit “Vetro Silk Road Equity Ltd”, nësë kërkoje në internet tregohej se ka qëndrën në Singapor, ndërsa në faqen e saj “SilkRoad” perfaqesuar nga Esad Puscar rezultonte me qendër në Çikago, themeluar në vitin 2003.

Misteri i fundit i zbuluar mbremjen e se shtunes eshte fakti se një ditë pas hapjes së tenderit per privatizmin e Albpetrol , faqja zyrtare e Essad Pushkar, nuk figuron më: ajo është fshirë duke mos lejuar më të shohësh asnjë të dhënë. Deri athere ne kete faqe pasqyroheshin edhe te dhenat ne lidhje me udhetimet e tij ne Baku te Azerbajxhanit ku theksohej se ka pasur takime të nivelit të lartë dhe premtime për hapësira të reja investimi në Europë.

Pavaresisht gjithe ketyre fakteve kontradiktore ministria e Ekonomise nuk ka sqaruar asgje ne lidhje me kete mister qe ka mbeshtjelle procesin e privatizimit te kompanise se vetme shteterore te naftes. Ne nje noftimin te kesaj ministrie mbremjen e se shtunes theksohet se “po shqyrtohet dhe vlerësohet gjithë dokumentacioni i paraqitur nga kompanitë pjesëmarrëse në ankandin e privatizimit të aksioneve të kompanisë Albpetrol sh.a. Në përfundim të shqyrtimit do të bëhet vlerësimi final i ofertave për privatizimin e “Albpetrol’”

Essad Pushkar biznesmeni, njihet në botën e biznesit në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai njihet si këshilltar për politikat ekonomike të kompanisë shqiptare të naftës “Taçi Oil”. Por jo vetem kaq Esad Puscar u be I njohur ne Kosove gjate provcesit te zgjedhjes se Bexhet Pacollit si presidenti I Kosoves. Ai qendronte I ulur prane ambasadoreve te huaj dhe komunikonte me Pacollin me sms.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave