Një e moshuar me COVID ka humbur jetën pasi ambulanca me të cilën udhëtonte ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Ambulanca ishte nisur nga Saranda  drejt Tiranës duke transportuar të moshuarën Arziko Shehu, e cila ishte infektuar me COVID dhe do të shtrohej në një nga spitalet COVID në kryeqytet. Drejtuesi i ambulancës I. D., 51 vjeç,  ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën 71-vjeçarja.

Për shkak të dëborës dhe shpejtësisë ambulanca ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Nga aksidenti ka humbur jetën pacientja e moshuar, ndërsa kanë mbetur të plagosur lehtë mbesa e saj që e shoqëronte dhe drejtuesit e ambulancës.