Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë për zjarrvënie. Policia njofton se shtetasi E. L., 34 vjeç, duke djegur barëra në tokën e tij në fshatin Jaxhias, Lushnjë, flakët i kanë dalë jashtë kontrollit. Për pasojë janë djegur ullinj në pronësi të shtetasve Sh. K dhe N. Sh.
'Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 34 vjeç, pasi duke djegur barëra në tokën e tij në fshatin Jaxhias, Lushnjë, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur ullinj në pronësi të shtetasve Sh. K dhe N. Sh.'- njofton policia.