Një 39-vjeçar nga fshati Grabiam i Fierit, duke djegur barërat në tokën e tij, flakët i kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur një tokë me prodhime bujqësore.
39-vjeçari me iniciale L. C., nga Dushku është vendosur nën hetim.
"Divjakë/Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L. C., 39 vjeç, banues në Dushk, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Grabiam, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore", njofton Policia.