Po digjte ferrat, flakët i dalin jashtë kontrollit dhe dogjën qindra rrënjë me ullinj, arrestohet një person për zjarrvënie në Fier

Po digjte ferrat, flakët i dalin jashtë kontrollit dhe dogjën qindra rrënjë me ullinj, arrestohet një person për zjarrvënie në Fier

Policia e Fierit ka prangosur autorin e zjarrvënies në fshatin Rreth-Libofshë, Fier pasditen e sotme, ku u dogjën qindra rrënjë ullinj

Shtetasi Bani Mishtaku, në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se duke djegur me zjarr disa ferra dhe barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve, një sipërfaqe shumë e madhe me shkurre e pemë frutore si dhe janë rrezikuar banesat e këtij fshati.

Mishtaku, banues në Fier, u arrestua për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

'Shërbimet e Policisë së Rendit dhe Forca e Posaçme "Shqiponjat",  me marrjen e njoftimit për zjarrin e rënë në tokat bujqësore dhe në disa sipërfaqe me ullinj të banorëve të fshatit Rreth-Libofshë, menjëherë kanë shkuar në ndihmë të banorëve të zonës duke punuar me mjete rrethanore për të bërë të mundur neutralizmin e flakëve që si pasojë e erës së fortë u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, pasi në shumë drejtime zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkohë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat hetimore të DVP Fier u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e policisë i autorit të dyshuar. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi B.M, në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se duke djegur me zjarr disa ferra dhe barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve,  një sipërfaqe shunë e madhe me shkurre e pemë frutore si dhe janë rrezikuar banesat e këtij fshati.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., banues në Fier, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.'- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Fier/ Përfshihen nga zjarri disa kodra me ullinj në fshatin Cipllak, kryeplaku: Dëmi i madh për fermerët e zonës, do kërkojmë dëmshpërblim


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës