Një 76-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në fshatin Greshicë tw Fierit, pasi zjarri që dyshohet se nisi gjatë djegies së mbeturinave doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një sipërfaqe me ullishte.
Sipas burimeve nga vendngjarja, i moshuari me inicialet N. C. po digjte mbeturina, por për shkak të erës flakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë edhe sipërfaqen e mbjellë me ullinj.
Në përpjekje për të shuar zjarrin, 76-vjeçari ka humbur jetën.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë Prefekturës së Qarkut Fier. Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, si edhe shkaqet e vdekjes së 76-vjeçarit.
Lajmi kryesor:
Gjinari në Elbasan vijon të digjet prej disa ditësh, ndërhyn avioni 'Air Tractor'! Humb jetën 76-vjeçari në Mallakastër, riaktivizohet zjarri në Patos (VIDEO)









