Një 67-vjeçare nga fshati Tamarë në Shkodër, ka pësuar djegie të lehta pasi po digjte mbeturinat në oborrin e banesës.
Policia thotë se 67-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
SI.E./Shqiptarja.com“Në fshatin Tamarë, shtetasja L. T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për djegien e disa mbeturinave. Si pasojë, shtetasja L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.
![]()
Komente

