VLORË- Një 47-vjeçar me iniciale T.D. ka rënë në pranga pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
47-vjeçari i pa përgjegjshëm, banues në Vlorë ishte duke drejtuar mjetin në efektin e alkoolit duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tij, por dhe të personave të tjerë, përdorues të rrugës.
"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.", njofton Policia.
Komento