TIRANË- Duke drejtuar makinë në gjendje të dehur orët e para të mëngjesit në afërsi të Brrylit , një person ende i pa identifikuar ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesin të së shtunës. Ende nuk është identifikuar identieti i shoferit. 

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton Policia.