DURRËS- Një 22-vjeçar me iniciale V.B., nga Kosova ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar t'i japë rryshfet punonjësit të policisë rrugore. Ai u ndalua në aksion rrugor Durrës-Plepa kur radari ka konstatuar se po ecte jashtë normave të shpejtësisë. Në këtë moment i ka ofruar 30 euro punonjësit të policisë i cili e ka arrestuar menjëherë.
Policia njofton se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Ka pase njerez dhe ka qene i pasigurte se te tregoj une ty se nuk i merrte.Po i shohim neper kufij naten ose diten se si autobusat me pasagjere mbledhin parate dhe ja dorezojne doganes qofte ne shqiperi kampjonet e hajduterise qofte ne serbi apo kroaci.Shqiperia nuk behet kurre.Ky popull e ka mendjen vetem te vjedhe kudo ku punon.
PërgjigjuIk shiko pak ca behet ne Bosnje dhe Mal te Zi. Pastaj kthehu e flit per ktu.