Po fillon një fazë rikuperimi...çfarë thonë yjet për ju sot

Po fillon një fazë rikuperimi...çfarë thonë yjet për ju sot

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Të hënën shijoni momentin. Po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Kujdes nga polemikat në dashuri sepse mund të krijojnë fraktura të rënda që do të duhet të shërohen me shumë përpjekje.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Të hënën nëse keni pasur probleme do të duhet të përpiqeni t'i kapërceni sa më shpejt. Nëse dikush duhet t'ju japë përgjigje, ata do të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur dhënien e tyre dhe kjo mund t'ju bëjë shumë nervoz.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Të hënën jo të gjitha problemet mund të zgjidhen në orët e ardhshme me një valë të shkopit magjik, por mund të krijohen kushtet për emocione pozitive dhe mbi të gjitha për takime të këndshme.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Të hënën ju jeni ndër ata që përjetoni tensione negative fizikisht. Problemet e fundit mund t'ju kenë shkaktuar disa shqetësime psikosomatike. Kushtojini vëmendje edhe shpërqendrimeve të vogla që mund të “vuani” gjatë orëve të ardhshme.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Të hënën në këtë fazë ju jeni më pak i disponueshëm për bisedat dhe marrëdhëniet shoqërore dhe kjo mund t'ju shkaktojë disa tensione të vogla. Duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Të hënën ata që kanë biznesin e tyre do të jenë në gjendje të pohojnë arsyet e tyre gjatë orëve në vijim, por disa sëmundje fizike mund të komplikojnë rrugën tuaj. Në dashuri dikush do të tregohet më pak i sigurt.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Të hënën nëse jeni duke përjetuar një lidhje të re ose nëse jeni shumë të lidhur me partnerin dhe keni vënë re se dikush e ka ngritur shumë zërin, duhet të përfitoni nga momenti për të qetësuar gjërat. Kujdes në punë nëse ka pasur ditë të vështira.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Sipas horoskopit të hënën kjo javë do të jetë negative por nuk do të lërë shumë pasoja sepse Jupiteri në shenjën tuaj ju jep forcë. Kini kujdes të mos e teproni dhe mos i prishni marrëdhëniet tuaja shoqërore.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Sipas horoskopit këtë ditë të re të javës ata që duhet të bëjnë një provim ose duhet të përballen me një intervistë pune mund të marrin kënaqësi të madhe këtë ditë të hënë.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Të hënën fillimi i ditës nuk është e lehtë të kapërceni ndryshimet e mëdha që po ndikojnë në jetën tuaj në këtë moment delikat. Tani dashuria kthehet në plan të parë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Të hënën maji do të fshijë prillin, i cili ishte shumë i rëndë. Në marrëdhënien tuaj në çift keni vuajtur pak nga konkurrenca me partnerin dhe jo nga bashkëfajësia, por tani gjërat po ndryshojnë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Prej ditës së hënë pjesa qendrore e javës që po fillon tani ka qenë paksa e rëndë ndaj tani duhet të përpiqeni të qëndroni të qetë dhe të shumë të disponushëm në çdo gjë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë