LUSHNJE- Një 20-vjeçare me iniciale  D.N., banues në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të fuste lëndë narkotike brenda burgut të Lushnjes.

Gjatë kontrollit fizik asaj iu gjetën 45.1 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sattiva të cilën po tentonte ta fuste brenda I.E.V.P. Lushnjë.

Policia njofton se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.