Dy shtetas janë vënë në pranga në Vlorë, pasi në mënyrë të kundërligjshme kishin mbushur një pjesë ujore në bregun e detit në lagjen nr. 4 Sarandë, me qëllim ndërtimin e një moli.

Policia e Sarandës, në bashkëpunim me IKMT, bazuar edhe në denoncimet e bëra nga qytetarët se dy shtetas po mbushnin hapësirën ujore në afërsi në bregut të detit, duke hedhur inerte në mënyrë të kundërligjshme, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit F. M., 40 vjeç dhe I. B., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. M. kishte marrë një kamion që drejtohej nga shtetasi I. B. dhe nëpërmjet tij po mbushte një hapësirë ujore në afërsi të bregut të detit, me qëllim ndërtimin e një moli. 

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm" dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme .