Po humb gjithë Qarkun, por PD i fiton 2 burgjet e Tiranës, Lulzim Basha merr besimin e të burgosurve
Te burgosur në burgun e Tiranës
Partia Demokratike e ka arritur një fitore ‘të rëndësishme’ në Tiranë. Në Njësinë 9 në kryeqytet 2 qendrat e votimit në burgjet 302 dhe 313 i kanë dhënë besimin PD-së në këto zgjedhje.
Edhe pse ka humbur thuajse në të gjithë Shqipërinë Lulzim Basha ka marrë besimin e të burgosurve të kryeqytetit.
Në qendrën e Votimit 1967, që i përket burgut 302 në Tiranë, Partia Demokratike ka marrë 67 vota ose 53.60% të besimit të burgosurve të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit në kryeqytet duke shënuar një rritje nga zgjedhjet e 2017 që mori 38 vota ose 42.22 % të tyre. Ndërsa PS ka marrë në qendrën e votimit të burgut 302 në Tiranë 43 vota e përkthyer në 34.40 %.
LSI ka marrë vetëm 7 vota ose 5.6 % duke shënuar një rënie të konsiderueshme edhe në institucionet e burgut, ku në 2017 ka marrë 12.22 % ose 11 vota. Forcë e 4 në këtë qendër votimi ka dalë PSD e Tom Doshit duke marrë 4 % ose 5 vota dhe 2 vota në burgun 302 në Tiranë kanë shkuar për kandidatin e pavarur Bojken Abazin.
Në qendrën tjetër të votimit, në atë 1967/1 që korrespondon me burgun 313, akoma dhe më i thellë ka qenë rezultati i Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim. Demokratët kanë marrë 127 vota ose 53.1% të votave, ndërsa Partia Socialiste merr 83 vota ose 34.7% të votave. LSI ka marrë 22 vota ose 9.2% me PSD-në që edhe pse ka një super rezultat në rang kombëtar në burgun 313 ka marrë vetëm 4 vota, ose 1.67%.
K.T./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë
29 Dhjetor, 10:48
-
‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm
28 Dhjetor, 21:20
-
PD: Miliona euro për studimet për pyjet, asnjë rezultat
28 Dhjetor, 15:49
-
Salianji nga burgu: PD të ruajë votën e diasporës
28 Dhjetor, 12:04
-
VIDEO/ 'Kërcen prifti nga belaja!' Deputetët e PD në festën e Vitit të Ri 'tërbohen' me këngën e Berishës! Shërohet Gjekmarkaj
28 Dhjetor, 11:35
-
Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!
27 Dhjetor, 20:03
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor, 18:40
-
Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!
27 Dhjetor, 18:15
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor, 17:55
-
PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë
27 Dhjetor, 14:05
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
PD ja mate tollumin
PërgjigjuNormal vetem burgaxhinjte duan Lulushken dhe PD.
PërgjigjuKjo tregon se me burg akoma jane ato qe I ka fut Rivdekja per energjiine elektrike shoku Boleino
Shume domethenese kjo: me siguri votuesit jane perkrahes dhe mbeshtetes te asaj force politike, te PD-se. Cfare tregon kjo??!!