Tensionet mes Iranit dhe SHBA-ve janë përshkallëzuar, pasi Teherani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Donald Trump.

Kreu i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i është drejtuar drejtpërdrejt ish-presidentit amerikan me një mesazh të fortë në rrjetet sociale.

“Veprimet e tua të pamenduara po i çojnë Shtetet e Bashkuara në një ferr të vërtetë për çdo familje, dhe i gjithë rajoni ynë do të digjet”, shkroi ai.

Reagimi vjen pasi Trump ka kërcënuar me goditje ndaj infrastrukturës energjetike dhe urave, nëse Irani nuk hap Ngushticën e Hormuzit brenda një afati të shkurtër.

Ghalibaf akuzoi gjithashtu SHBA-të se po ndjekin interesat e Izraelit, duke shtuar:

“Mos u mashtroni: nuk do të arrini asgjë duke kryer krime lufte”.

Sipas tij, e vetmja zgjidhje mbetet respektimi i të drejtave të popullit iranian dhe ndalimi i përshkallëzimit të situatës.


Lajmi kryesor:

'Hapni Hormuzin o k*pila'! Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ju shkatërroj! Përgjigjet Teherani: Ndalo ose i gjithë rajoni do të digjet!