Elbasan/ Incident i rëndë në Kurum, shufra e hekurit shkëputet nga makineria, dëmtohet në këmbë vëllai i ish-ministres Evis Kushi (EMRI)

Elbasan/ Incident i rëndë në Kurum, shufra e hekurit shkëputet nga makineria, dëmtohet në këmbë vëllai i ish-ministres Evis Kushi (EMRI)

Foto ilustruese

ELBASAN- Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (8 Janar 2024) në ambientet e kompanisë “Kurum International” pranë ish-metalurgjikut. Vëllai i ish-ministres së Arsimit Evis Kushi, Mikel Caku ka mbetur i plagosur pasi një shufër hekuri u shkëput nga makineria e prodhimit duke i dëmtuar këmbën.

58 vjeçari punonte si ekspert për sigurinë e zjarrit dhe incidenti u shënua në sektorin e Petëzimit.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se në ambientet e "Kurum", shtetasi M. C., 58 vjeç, me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit, gjatë ekspertimit tek Sektori i Petëzimit, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit. 58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”- njofton sot në mbëmje policia.

Sipas burimeve të Report Tv, incidenti ndodhi teksa po instalohej një pajisje e re, informon gazetari Ronaldo Gjoshi. 

58 vjeçari fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit, më pas është transportuar në një spital të Tiranës për trajtim më të specializuar.

Materialet procedurale për ngjarjen i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 09/01/2024 08:10

    E shikoni pra, gjith vëllezërit, kunetërit, kunatat, motrat, baxhanaket e kyte te medhejve punojnë neper firma kane marre me PPP gjithe pasurite e vendit. Por Zoti eshte i madh ... kane shume gjynafe per te lare.

    Përgjigju
    • Etniku: 10/01/2024 02:22

      E pra, e shikojmë, por kurumi nuk është PPP, është biznes privat me aksioner te vetem Ashmet Kurum. Sa për hakat e këtyre që kanë për të larë, kush ka bo zullume ka për të dhënë llogari para të madhit ZOT. DREJTËSIA E VONUAR ËSHTË ZULLUM

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve

LIVE-Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve