Një tjetër moment batutash gjatë takimit të Ramës me të rinjtë, ishte edhe kur disa nga të rinjtë u larguan nga takimi. Rama iu tha se meshkujt që u larguan ishin nga ata që nuk rrinë dot më shumë se 30 minuta në një vend.
Rama me të rinjtë:
Rama drejtohet një vajzë pasi largohen disa djem: Ja i pe çunat? E pe? Çe do? Përse e do? Dhe më e bukura është se ikin, duken nga ata që s’rrinë dot më shumë se 30 minuta në një vend dhe ankohen se ky vend s’i mban dot. Isha i sigurtë që s’do thoshte asnjë fjalë. Do e diskutojmë nëse bonusi kur lind djalë duhet rritur apo duhet ulur (Të rinjtë qeshin).
Rama: U gëzove ti ëëë? Ja ta mbyllim me një vajzë, o xhan, xhan edhe 3 minuta, mos na e prish këtë.. ti je shkaku se ato të dyja rrinë…
Lajmi kryesor: