‘Po ju çojmë alamet goce’, Rama zbret të rinjtë nga pema me urdhër partie, maturanti ia “mbledh”: Presim notë nga FRESSH-i

Kryeministri ka bërë disa batuta për të rinjtë që morën pjesë në takimin tek Akademia e Arteve ku u shpërndanë edhe karta të reja anëtarësie. Rama është rikthyer me batutat e tij në momentet kur janë shpërndarë kartat e anëtarësimit ku nuk ka lënë pa thumbuar meshkujt e pranishëm në takim.

Rama ka arritur të zbresë dy nga të rinjtë që kishin hipur në pemën pranë këtij sheshi dhe po qëndronin. Rama pyeti njërin prej tyre nëse do arrinte të merrte provimet e maturës. Këtu maturanti ia ktheu Ramës duke thënë: Presim nga FRESSH-i.

Rama:Ju që hoqët kapuçin ejani këtu të dy. Zbrit këtu more! Ejani se s’keni ku shkoni, se ju edhe nuk haheni. Si amon? Ça amoni mër? Bjerini çik ata të dy këtu. Është urdhër partie. Po ju shohin në TV se e keni kamerën aty. Nuk ua var fare unë ju, jeni në vete ju apo jo. Eljo, kush i ka sjellë ata të dy, do vijnë këtu. Po ju çojmë një alamet goce t’ju sjellë. Edhe ti tjetri, hajde mor këtu. Zysh ulu, po ty kush të thirri?!

(I riu zbret nga pema, bashkë me shokun)

Rama: Eja këtu, kthehu me kurriz nga salla. Ku je? Aty lart tek pema i ke edhe shkollën dhe shtëpinë? Ke ndonjë shans për të kaluar?

Maturanti: Presim nga FRESSHI këtë vit.

Rama: Ka ardhur të kapë ndonjë notë duke qëndruar në pemë.


Lajmi kryesor:

“Shpirti, zemra, erdha unë”, Rama “shkrin” gazit të rinjtë: Po ti kursen, o qeros...! (Batutat)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë