Po kalonin doganën me 1.1 kg kanabis, prangat grekut dhe shqiptarit në Kapshticë

Po kalonin doganën me 1.1 kg kanabis, prangat grekut dhe shqiptarit në Kapshticë

Dogana e Kapshticës

Policia Kufitare e Korçës godet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike drejt Greqisë, ku në pranga kanë rënë dy persona, një grek dhe një shqiptar. Në doganën e Kapshticës, në vijën e dytë gjatë kontrollit fizik të Stylianos Chiropoulos, 26 vjeç, banues në Katerinë-Greqi dhe Astrit Elezi, 27 vjeç, banues në Bulqizë, (rezident në Katerinë-Greqi), të cilët udhëtonin me mjetin tip “Volkswagen” me targë AA208UF, u është konstatuar rreth 1 kg e 100 gr lëndë narkotike kanabis

Greku dhe shqiptari janë arrestuar nga policia. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Specialistët për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve dhe referuan materialet hetimore Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale bazuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal, në ngarkim të këtyre shtetasve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit