Durrës- Po kalonte drejt Italisë me dokumente false, arrestohet turku 25-vjeçar

Durrës- Po kalonte drejt Italisë me dokumente false, arrestohet turku 25-vjeçar

Foto ilustruese

DURRËS- Një 25-vjeçar me iniciale R. B., nga Turqia ka rënë në prangat e policisë kufitare në Portin e Durrësit. Ai ka tentuar të shkojë drejt Italisë me dokumente të falsifikuara.

"Në lidhje me këtë rast janë njoftuar Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P Durrës, të cilët kanë kapur në flagrancë shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Turqi.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve", njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet

Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet