Policia greke ka vënë në pranga një 19-vjeçar shqiptar dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas informacioneve zyrtare, adoleshenti shqiptar u kap teksa po kalonte kufirin drejt Greqisë me 26 pako me 17 kg 474 gramë marijuanë.
Lënda narkotike u sekuestrua në Sajadhe, në Igumenicë pas informacioneve të dhëna nga policia shqiptare, për një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në mjet u gjetën të fshuehura dhe u sekuestruan 26 pako me 17 kg 474 gramë marijuanë.
Në kërkim u shpall organizatori i trafikut të drogës, një tjetër shqiptar 28-vjeçar. Gjatë kontrollit, drejtuesit të mjetit iu sekuestruan edhe 600 euro.
(Fotoja nga makina me drogë)
Komento