VLORË- Elidon Çela, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar në Portin e Durrësit, pasi iu gjetën mbi 500 mijë euro të fshehura në autobus, por i lënë i lirë nga gjykata, është shoqëruar sërish nga policia, por këtë herë në Vlorë. 32-vjeçari, pronar i agjencisë ‘Buon Aventura’, u ndalua sot në pikën kufitare të Vlorës pas një operacioni të kryer në bashkëpunim mes Doganës dhe Policisë, për kontrabandë ilaçesh, shishe me shampanjë Don Perinjon dhe pesticide.
Gjykata e Durrësit liroi me ‘detyrim paraqitje’ Elidon Çelën, megjithëse prokuroria e Durrësit kërkoi 'arrest me burg'. Ndërkohë po për shkak të hetimit shuma prej 516 mijë eurosh do të qëndroje e sekuestruar. Pasditen e 21 tetorit, u sekuestruan 522 mijë euro të fshehura në një autobus në zonën e kondicionerit.
Paratë ishin të futura në qese marketi dhe u zbuluan nga gjurma e zezë e lënë në skaner dhe u arrestua Elidon Çela, 32 vjeç, drejtues dhe pronar i autobusit me targë AB 633 FZ, pjesë e Agjencisë së Transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Bashkë me të, policia arrestoi dhe 2 ndihmës shoferët e tij, Dritan Kamberi, 36 vjeç dhe Anold Cankja, 32 vjeç.
Autobusi që po transportonte 522 mijë euro cash ka hyrë nga porti i Barit në vendin tonë, por rezultonte se ka përshkruar një itinerar duke ndaluar në disa qytete të Italisë. Policia kishte marrë informacione në rrugë operative ndaj përveç kontrollit me skaner, agjentët ndërhynë fizikisht në autobus, ku gjetën 6 qese plastike me 522 mijë euro me prerje nga 5 euro deri në 100-dëshe. Aktualisht në kuadër të këtij hetimi u ngritën akuzat e pastrimit të parave, mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi dhe kontrabandës.
M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
44.1%
-
Të gabuar
47.5%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 825
Lajme të tjera
-
Po punonte në një pallat në ndërtim në Sarandë, vdes 50-vjeçari! Ra aksidentalisht nga lartësia
30 Maj, 13:17
-
U denoncua i zhdukur në ‘Pa Gjurmë’, 29-vjeçari u gjet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende s'e besoj, u verifikua nga ADN
29 Maj, 16:14
-
Probleme me zemrën, Fredi Beleri prej 2 ditësh në spitalin e burgut! Në kërkim të betimit si kryebashkiak i Himarës, ‘lumë’ kërkesash në gjykata
29 Maj, 11:27
-
Humbi bashkinë për 19 vota, Jorgo Goro reagon për fitoren e Fredi Belerit: Nuk e nderon Himarën! Jam në krye të detyrës dhe do vazhdoj të punoj
28 Maj, 22:43
-
Vlora ‘pushtohet’ nga turistët, pret 30% më shumë këtë vit! S’ka vende për fjetje! Kreu i operatorëve turistikë: Hoteli më i madh 100 dhoma, të tjerët nga 20-30
28 Maj, 15:56
-
Plagosi me thikë një 64-vjeçar në Vlorë, arrestohet autori 34-vjeçar! Ishin në gjendje të dehur
28 Maj, 13:45
-
Lëvizte me pistoletë me vete, në pranga 38-vjeçari në Borsh (EMRI)
28 Maj, 13:12
-
Siguria gjatë sezonit turistik/ Po lundronte pa dokumente, gjobitet me 10 mijë lekë drejtuesi i skafit në Ksamil! Bllokohen 7 mjete në një javë
28 Maj, 09:51
-
Turistët e huaj vijnë në Shqipëri për South Outdoor Festival, Rama: Copëza momentesh nga Borshi
28 Maj, 08:06
-
Zjarr tek grumbullimi i plehrave në Vlorë! Flakët ‘përpijnë’ zonën
27 Maj, 20:45
-
Turi i falenderimeve, Rama kritika Kadastrës në Vlorë e Sarandë: Hipotekat janë turpi i PS, na kanë bërë flamurin zhele! Largoni njerëzit e këqinj nga partia
27 Maj, 13:47
-
VIDEO/ Policia Kufitare bllokon 4 skafe në Sarandë, Vlorë dhe Durrës, gjobiten pronarët! Kishin mungesë dokumentacioni
27 Maj, 12:02
Ky qenka kthyer ne /punonjes/ UPS alla shqiptarce!!
PërgjigjuDhe Tigri shijon i qetë Dom Perignon në vilën e tij....
Përgjigju