Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje të moshuarin në Fier

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën 'Skënderbej' të qytetit të Fierit. Një automjet ka përplasur për tokë një qytetar të moshuar i cili po tentonte që të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

I plagosuri I.B, 75 vjeç është dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko ligjore e më pas do të tërhiqet nga familjarët. Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shoferi M.J, 47-vjeç.

'Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.', njofton policia.

Më herët policia në një komunikatë shprehej se i moshuari i aksidentuar për vdekje i kishte inicialet L.Ç., 81  vjeç, por tashmë është bërtë e mundur identifkimi i saktë i viktimës së aksidentit dhe bëhet fjalë për I.B.

M.Q./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçar: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!

U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçar: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!