Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte  në qytetin verior te Shkodërs, ku një makinë ka pëplasur një këmbësor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 49 vjeçar. Mësohet se i plagosuri është Kujtim Krosi, 49 vjeç.

Burime për shqiptarja.com bëjnë të ditur se ngjarja  ka ndodhur rreth orës 20.15 minuta në rrugën kryesore të qytetit në vendin e quajtur 5 katëshi me urë. Mësohet se 50 vjeçari po kalonte rrugën në vijat e bardha ku, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte dhe për pasojë ka përplasur këmnësorin.

Nga të dhënat paraprake mësohet se 49-vjeçari ka marrë dëmtime serioze dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Nuk dihet ende por policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.