'Po kërkoja një thesar', e vërteta e koleksionit të monedhave të arit që Pecorelli gjeti në ishullin e Montecristos! Tani nën hetim për përvetësim të sendeve të vjedhura

'Po kërkoja një thesar', e vërteta e koleksionit të monedhave të arit që Pecorelli gjeti në ishullin e Montecristos! Tani nën hetim për përvetësim të sendeve të vjedhura

Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.

"Po kërkoja një thesar" tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij. Por me sa duket paska një të vërtetë në këtë histori, Pecorelli vërtetë ka gjetur një thesar.

Sipas 'Corriere.it", Pecorelli kishte gjetur një koleksion me monedha ari që datojnë në shekullin e 5 pas Krishtit dhe u vodhën në vitin 2019 nga muzeu i San Mamiliano në Sovana, një vend i pasur me gjetje të qytetërimit të lashtë etrusk në provincën e Grosseto.

Legjenda thotë se ato monedha ishin thesar i famshëm i Kontit të Montecristos, treguar në kryeveprën e Dumas. Ky thesar u prezantua rreth 10 vjet më parë në muze dhe vjedhja ishte një humbje e madhe.

 Në dhomën e hotelit në ishullin Giglio, ku qëndroi për ca kohë Pecorelli, u gjetën rreth 20 foto me detaje të monedhave të lashta, tre harta të ishullit Montecristo, një libër të Komedisë Hyjnorë dhe një çelës ku shkruhej "garazh Porto Santo Steano". Pecorelli tashmë është nën hetim edhe për përvetësim të sendeve të vjedhura.

Davide Pecorelli humbi në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'