Po kërkonte për të vrarë gruan e cila e denoncoi për dhunë, në pranga 40-vjeçari në Durrës

DURRËS- Bashkëshortja ishte me urdhër mbrojtje si pasojë e dhunës në familje, por kjo nuk e ndali një 40-vjeçar të marrë automatikun dhe të niset për ta vrarë.

Tentativa e Lulzim Haxhiut u parandalua nga policia e Durrësit, që u informua nga qytetarët se një burrë po lëvizte me armë në fshatin Shkallnur me dyshimin se mund të vriste gruan.

Policia thotë se me organizimin e punës u arrit të lokalizohet 40-vjeçar Lulzim Haxhiu, të cilit iu gjet në makinë një automatik me karikator me municion luftarak.

Sipas policisë, dyshohet se 40-vjeçari po kërkonte bashkëshorten për ta vrarë, e cila ishte larguar nga banesa së bashku me fëmijët pas dhunës që ai kishte ushtruar ndaj saj, dhe më 4 maj ishte pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Durrësit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri: Vendimi është i vështirë edhe për një grua të rritur! Ja si ndodh në Gjermani

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri: Vendimi është i vështirë edhe për një grua të rritur! Ja si ndodh në Gjermani