Po kontrabandonte 50 pako me ilaçe nga Greqia, pranga në Kapshticë 36-vjeçarit. U gjetën të fshehura në pjesën frigoriferike të autobusit

Po kontrabandonte 50 pako me ilaçe nga Greqia, pranga në Kapshticë 36-vjeçarit. U gjetën të fshehura në pjesën frigoriferike të autobusit

Pakot me ilaçe kontrabandë dhe autobusi ku u gjetën

Kapshticë- Një 36-vjeçar u arrestua sot në Pikën Kufitare të Kapshticës, pasi akuzohet për kontrabandë të medikamenteve, teksa po hynte nga Greqia dhe nuk dispononte licencë tregtie.

I ndaluari është i riu me inicialet E. S., banues në Pogradec dhe ishte pasagjer në autobusin e linjës.

Oficerët sekuestruan edhe 50 pako me medikamente si provë materiale, teksa aksioni u finalizua sot (26 Gusht). Në fillim efektivët e kufirit kaluan për kontroll në vijën e dytë një autobus pasagjerësh për kontroll të detajuar.

“Gjatë kontrollit, në pjesën frigoriferike të autobusit u gjetën 5 paketime me medikamente (në total 50 pako), të pashoqëruara me faturë blerjeje”, bëri me dije Policia e Korçës. 

Dosja për rastin i ka kaluar prokurorisë vendore, për veprën penale “kontrabanda me mallra të licencuara”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano