Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, gazetari sportiv italian, Mario Sconcerti. Prej disa ditësh gazetari i njohur ishte shtruar në spital ku po kryente disa analiza rutinë. Shkak për vdekjen e tij ka qenë një atak kardiak. Deri ditën e djeshme, ai vazhdoi të kontribuonte me idetë e tij në median italiane ‘Corriere della Sera’.
Sconcerti ishte një figurat më të njohura të gazetarisë sportive italiane. Më herë kishte mbajtur postin e drejtorit të Corriere dello Sport dhe Secolo XIX. Në vitin 1978 ai themeloi faqet sportive të gazetës La Repubblica dhe pati meritën e rritjes edhe më të madhe të mediave të gazetarisë sportive italiane me të cilat punoi.