Një incident është regjistruar rreth orës 11:40, në rrugën “Mitat Hoxha” në Sarandë pasi një 55-vjeçar, dyshohet se është rrëzuar nga skela, teksa kryente punime në fasadën e një banese.

Sipas raportimeve ai është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Për sqarimin e rrethanave të rastit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë edhe pronari i banesës ku u rrëzua 55-vjeçari.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.