ITALI- Një 53-vjeçar shqiptar, Gëzim Muho ka humbur jetën në komunën San Dona, (Venecia) Itali. Paraprakisht shkak dyshohet se shkak i vdekjes të jetë bërë një aksident, ai rrëshqiti në një kanal teksa po kthehej në shtëpi.
Incidenti u pa nga një drejtues mjeti që po kalonte dhe në atë moment thirri ekipet e shpëtimi.
Trupi i pajetë i 53-vjeçarit u gjet i shtrirë në kanal, mes degëve në breg të lumit, në një pikë ku kishte disa centimetra ujë. Nuk mund të bënin asgjë për të dhe stafi mjekësor vetëm mund të konstatonte vdekjen e tij. Trupi u dërgua në San Dona di Piave, në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili do të duhet të përcaktojë nëse do të vazhdojë me ekzaminimin e autopsisë.
Pasi u konstatua, pas këqyrjes fillestare të kufomës (si dhe dëshmisë së shoferit) , mbetet ende e pa qartë nëse vdekja ka ndodhur për shkak të një problemi shëndetësor apo nëse ka qenë e mëvonshme dhe e shkaktuar nga rrëshqitja.
Muho prej disa kohësh ndodhej në Itali dhe jetonte i vetëm jo shumë larg vendit ku ndodhi akisdenti. Prej rreth dy vitesh punonte në Vecio Piave, pjatalarës në një restorant. 53-vjeçari shqiptar përshkruhej si një person tepër sociale e pëlqehej shumë nga punëdhënësit dhe kolegët.