Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën. Sipas mediave italiane, viktima është Teli Mustafellari, 32-vjeç. I riu shqiptar po kthehej nga puna, kur u përplas me një kamion.
Makina me të cilën udhëtonte humbi kontrollin në një kthesë dhe i doli para kamionit, i cili po udhëtonte në drejtim të kundërt.
Përplasja ishte aq e fortë, sa makina u shkatërrua plotësisht në pjesën e përparme. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën dy autoambulanca, forcat zjarrfikëse si dhe policia lokale, por ndërhyrja për fat të keq ishte e panevojshme, pasi i shqiptari kishte ndërruar jetë.
Vendi ku u përplasën makinat
Teli Mustalfeter jetonte në Campagna di Lonato, disa qindra metra larg vendit të aksidentit tragjik. I tronditur, por i padëmtuar drejtuesi i mjetit të rëndë, i cili njoftoi ambulancën tha se nuk mund të bënte asgjë për të shmangur Audin që u gjend përballë. Hetimet për dinamikën janë në vazhdim.