Po kultivonin kanabis, policia e Krujës arreston në flagrancë 3 të rinj, u gjenden edhe armë

Po kultivonin kanabis, policia e Krujës arreston në flagrancë 3 të rinj, u gjenden edhe armë

Mjetet e sekuestruara nga policia

3 persona kanë rënë në pranga të policisë në Krujë për kultivim të lëndëve narkotike dhe armë mbajtje pa leje.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasit Sulejman Blushi, 20 vjeç, Ermion Goga, 29 vjeç dhe Kristi Goga, 20, banues në lagjen Nr. 4.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Krastë”, qyteti Krujë, janë kapur në flagrancë duke kultivuar në një ambient të shpyllëzuar, 40 fidanë të sapombjellë në kubikë.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Sulejman Blushi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë me lëndë narkotike cannabis sativa.

Ndërsa në banesën e shtetasve Ermion Goga dhe Kristi Goga (vëllezër), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pajisje të ndryshme elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të zonës përreth u gjet një armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'

Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'