Një burrë rreth 60 vjeç është mbytur në det ditën e sotme në plazhin e Durrësit.

Policia njofton se në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Raportohet se trupi i viktimës eshte nxjerr në breg nga dallgët, ndërkohë që pushuesit  janë shprehur se nuk e njohin

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.