TIRANË- Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 14-vjeçari. I mituri me inicialët A.L. ka qenë duke udhëtuar me biçikletëFarkë, kur është përplasur për vdekje nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00. 14-vjeçari i dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t'i mbijetonte si pasojë e plagëve të marra.

Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi i makinës është shoqëruar në Komisariatin nr.1 për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 02.08.2020, rreth orës 17:00, në Farkë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.