Një aksident i rëndë, u shënua mesditën e sotme në aksin rrugor “Kavajë-Mali i Robit”, ku për pasojë humbi jetën një 80-vjeçar, i cili po ecte me biçikletë. Ndërsa shoferi u prangos.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, ku makina me drejtues 29-vjeçarin me iniciale S. K., përplasi për vdekje një të moshuar i cili po lëvizte me biçikletë.
Nga përplasja i moshuari Y. L. 80 vjeç, ka humbur jetën, për shkak të plagëve të marra.
Ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.