Xhavit Prini, 60 vjeç ka rënë në pranga pasi ishte duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me vete.

Prini u ndalua teksa ishte duke lëvizur me makinë në fshatin Prezë të Vorës.  Gjatë kontrollit, efektivët i gjetën dhe i sekuestruan armën e zjarrit të llojit pistoletë, krehrin e saj me 6 fishekë. 60-vjeçarit po ashtu i sekuestrua dhe mjeti me të cilin ishte duke lëvizur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.