“Në një trafik me kaq shumë lëvizje, në kushte të lagështirës në rrugë dhe shumë faktorëve të tjerë dhe të guxosh të qarkullosh me shpejtësi 212 km/orë, kjo është vetëvrasje, për drejtuesin e mjetit, por edhe rrezik i madh për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Pavarësisht se 24 vjeçari H.N, nga Tirana drejtonte një automjet Benz 320, kjo nuk do të thotë se makina luksoze duhet të fluturojë, e të rrezikojë jetën e përdoruesve të rrugës. Qarkulloni duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, që të gjithë së bashku, policë rrugorë, drejtues mjetesh e këmbësorë të kontribuojmë që të rritet siguria e jetës në rrugë” thotë policia.
d.b/shqiptarja.com