'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit

'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit

Avioni i rrëzuar në Kazakistan

Udhëheqësi i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka akuzuar sërish Moskën se po mbulon ngjarjen e rrëzimit të avionit më 25 dhjetor 2024, që mori 38 jetë, pasi marrëdhëniet midis dy fqinjëve janë acaruar.

Ndërsa u takua me dy stjuardesat e mbijetuara dhe familjet e anëtarëve të tjerë të ekuipazhit që vdiqën, Presidenti Ilham Aliyev tha se hetimi paraprak për rrëzimin ka konfirmuar se avioni ishte goditur nga mbrojtja ajrore ruse, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Azerbajxhanit.

Hapësira ajrore mbi Grozny, kryeqyteti i republikës jugore ruse të Çeçenisë, u mbyll vetëm pasi avioni u godit, pretendoi presidenti Aliyev.

Fluturimi J2-8243 i Azerbajxhanit Airlines po udhëtonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku për në Grozny, por u detyrua të bënte një ulje emergjente në Kazakistan në ditën e Krishtlindjes. Tridhjetë e tetë nga 67 personat në bord vdiqën në aksident.

“Mund të them me bindje se fajin për vdekjen e qytetarëve të Azerbajxhanit në këtë aksident e kanë përfaqësuesit e Federatës Ruse. Kërkojmë drejtësi, kërkojmë dënimin e fajtorëve dhe transparencë të plotë”, tha Aliyev.

Disa ditë pas rrëzimit, presidenti rus Vladimir Putin kërkoi falje që “incidenti tragjik ndodhi në hapësirën ajrore ruse”, por nuk pranoi përgjegjësinë.

Putin tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë ishin aktive kur avioni u përpoq të ulej në Grozny, sipas Kremlinit, dhe se zona po sulmohej nga dronët luftarakë ukrainas. Presidenti i Azerbajxhanit deklaroi se mbulimi i ngjarjes ka sjellë indinjatë në popullin e shtetit të tij.

“Nëse qyteti i Groznit do të kishte marrë masa në kohë për të mbyllur hapësirën ajrore ruse mbi territorin e tij, nëse do të ishin respektuar të gjitha rregullat e shërbimeve tokësore dhe nëse do të kishte pasur koordinim midis forcave të armatosura dhe shërbimeve civile të Federatës Ruse, atëherë kjo tragjedi nuk do të kishte ndodhur”, tha ai.

Njerëz nga Azerbajxhani, Rusia, Kazakistani dhe Kirgistani ishin në bordin e avionit, i cili ishte i prodhimit brazilian.

Forca ajrore e Brazilit tha se hetuesit e saj kishin përfunduar nxjerrjen e të dhënave nga dy regjistruesit e kutisë së zezë që u gjetën nga rrëzimi. Regjistruesit e fluturimit ishin dërguar në Brazil, ku ekspertët ndërkombëtarë u bashkuan nga homologët e tyre nga Azerbajxhani për të analizuar pajisjet në një lëvizje për të siguruar transparencë dhe besueshmëri, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Kazakistanit. Qeveria e Kazakistanit po bashkëpunon me Azerbajxhanin për hetimin.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Merkato e Superligës/ Dinamo prezanton Jonuzin, Egnatia i merr portierin Laçit dhe pret Xhixhën

Merkato e Superligës/ Dinamo prezanton Jonuzin, Egnatia i merr portierin Laçit dhe pret Xhixhën