Po merrte nusen dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi nga ‘Range Roveri’ në autostradën e Laçit, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Kurbin, nën hetim dhëndri

Dasmori Klajdi Tafaj, është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në autostradën e Laçit, teksa po merrnin një nuse.

21-vjeçari banues në fshatin Gjormë, Kurbin, shfaqej në një video e cila u bë publike në rrjetet sociale duke qëlluar me kallashnikov nga dera e një ‘Range Rover’, i pashqetësuar në një rrugë plot me makina.

Ngjarja ka ndodhur me datë 15 gusht, ku Klajdi Tafaj ka qëlluar në ceremoninë e dasmës së kushëririt të tij, shtetasit M. T. Sakaq policia ka proceduar penalisht edhe dhëndrin, që po merrte nusen, 30-vjeçarin me iniciale M.T, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Arma e zjarrit kallashnikov me krehër me fishekë, me të cilën dyshohet të jetë qëlluar, u gjet dhe u sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e 21-vjeçarit Klajdi Tafaj.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak", "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Kallashnikovi i sekuestruar
Në përditësim...

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qytetari: 23/08/2021 15:47

    duke i zbulur vendlindjen autorit i keni thene te gjitha.... tamam doli nga shpella talealbanistani dhe u nis per te pushtuar kryeqytetin... kujtojani ju lutem kur ti bjeri sapuni se jemi ne Albanistan jo ne Afgataleban

    Përgjigju
  • Asff: 23/08/2021 15:11

    Ky feston jeten e te tjereve ? kur e ha ne sum sa krahu per vete..nejse nusja e ka festuar para 10 vjetesh me tjetrin..los me qarrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës