Muzikanti shqiptar Sajmir Çili ka shpërthyer në lidhje me risitë e ardhura kohët e fundit nga këngëtarët shqiptarë. Çili ka shprehur hapur mendimin e tij kundër ripërpunimit të këngëve të vjetra siç është ajo e “Ku ke ti moj Ajshe” nga Albulena Ukaj.
Me anë të një statusi në facebook, muzikanti është shprehur se ky është një degjenerim, madje nuk nguron as ta quajë një përdhunim të këngës.
Postim i bërë nga Sajmir Çili
“Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë. A është nga Azerbaxhani, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj etj etj (vetëm teksti është shqip) përpos pornografisë së shtuar prej shumë vitesh në video-clipet.
Oooooo Tv çfarë po i bëni Kulturës Shqiptare. Se kam vetëm me këtë këngë por me shumë e shumë e shumë të tjera. Oooooo producent çfarë kulture po i servirni brezit të ri....
O shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer. Dita e Zisë për Muzikën Shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqiprinë tonë të dashur. Vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje. Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë,”- shkruan Çili.