Po ndërtonte një godinë dykatëshe në një zonë të mbrojtur në Ksamil, prangoset 49-vjeçari

Po ndërtonte një godinë dykatëshe në një zonë të mbrojtur në Ksamil, prangoset 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Vlorës pasi po ndërtonte pa leje, një objekt dykatësh, në zonë të mbrojtur në Ksamil. Policia thotë se gjatë kontrolleve kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm nga ana e Gazmir Mediut. 

“Në vijim të veprimeve për këtë rast, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua shtetasi G. M., 49 vjeç, banues në Dimal, Berat, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi po ndërtonte një objekt dykatësh, pa lejen e organeve kompetente.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia. 

Uniformat blu apelojnw për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, sepse do të ndëshkohen sipas ligjit.

"Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të krimeve mjedisore apo të çdolloj krimi tjetër, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”, ka njoftuar policia e Vlorës"

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/05/2023 02:06

    Qenka bere korrupsioni dy katesh ketu le qe c'themi,nuk levizi njeri kur kullat e Lalit shtonin /ekstra kate e siperfaqe/ mu ne mes te Tiranes,u kujtuan vetem kur u bene mullare, e jo me ketu qe eshte Ksamil-bishti i Shqiperise!

    Përgjigju
  • Emini: 17/05/2023 15:44

    Tani qe mbaruan zgjedhjet fillon skenari tjeter.Vetem nje hall kam me Ramen se mos na prek Drejtoret e Ndermarrjeve ne Sarande te cilet kane tre mandate Drejtora,dhe ndermarjet i kane privatizuar.thua se ska djem te tjere ne Sarande.Deputeti i di shume mire,keta drejtore qe nuk pjesin njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër