Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët e Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor që lidh kryqëzimin e stadiumit me Drejtorinë e Policisë dhe Spitalin Rajonal të Durrësit.
Paraprakisht automjeti dyshohet se po lëvizte me shpejtësi drejt spitalit, pasi po dërgonte për ndihmë mjekësore një vajzë me temperaturë të lartë.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë, pritet zbardhja e plptë e rrethanave











Komente
Komento