Po përdorin fëmijët? Tërmet Peçi i përgjigjet deputetit të PD: Injoranca dhe mediokriteti s'kanë brirë

Po përdorin fëmijët? Tërmet Peçi i përgjigjet deputetit të PD: Injoranca dhe mediokriteti s'kanë brirë

Tërmet Peçi dhe Tritan Shehu

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i është përgjigjur deputetit të PD, Tritan Shehu, i cili e akuzoi se po përdor fëmijët për të mbushur sallën e simpoziumit shkencor për Ali Pashën, së bashku me deputetët e PS.

Në një postim në ‘Facebook’, Peçi i drejtohet Shehut duke i thënë se nuk injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë. Sipas socialistit, Shehu kërkon të veshë bisht e brirë dhe ta zhveshë çdo vlerë, pasi kështu është mësuar ai dhe partia e tij.

Injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë Tritan. Ti kërkon të vesh bisht e brirë dhe ta zhveshesh çdo vlerë sepse kështu je mësuar ti dhe partia jote të nisin diskutimet, bashkë me agjentët e spekullimit, të ashtuquajtur gazetarë.

"Java e Ali Pashës" apo simpoziumi shkencor, nuk është një komunikim për elektorat, por për dije dhe kulturë, të cilin ti nuk denjove ti përgjigjeshe me ftesën që të dërguam si "përfaqësues" i qarkut tonë. S'kishe si të vije sepse ishe i zënë me mendimin sesa dhurata do të merrje nga stabilimenti i "Ujit Tepelena" në përvjetorin e 20-të themelimit.

Kjo ngjarje ishte e shënuar për Tepelenën sepse ne hodhëm një nga hapat më të rëndësishëm në fushën e kulturës, turizmit, trashëgimisë, historisë, e kurorëzuar me emrin Ali Pashait. Jemi në vitin e Trashëgimisë së Kulturës Europiane Tritan, në Javën e Gjelbër po ashtu. Jemi duke kapur ritmet e zhvillimit për të ndryshuar konceptin dhe mënyrën e të jetuarit përmes pasurive që natyra dhe të parët na i kanë dhuruar.

Në mos të ka shqetsuar dhurata e këndit të lojrave të fëmijëve nga Uji Tepelenë, panairi apo koncerti i Ansamblit të Shtetit e sa e sa gjëra të tjera që për ty nuk kanë kurrëfarë rëndësie, sepse ti s'je aty për këtë. Ti je gabimisht dhe mjerisht, përfaqësues i disa njerzve të ndershëm, që besuan ilustrimeve të tua...

Fëmijët Tritan, erdhën sepse duhet të mësojnë gjërat e reja që ka ky vend shumë i dashur për ne, e leksionet e kulturës nuk besoj se merren më mirë sesa nga profesorat tanë të nderuar. S'di kush të shqetsoi më shumë nga fjalimet, regjizori i kulturës dhe folklorit Petrit Ruka, Dr. Dorian Koçi, Prof. Dr. Bërnard Zotaj, Drejtori i arkivave Ardit Bido, apo Prof. Shkëlqim Hajno... Ne folëm gjatë për atë çfarë kemi dhe çfarë mund të bëjmë më mirë për njerëzit tanë, për Tepelenën, ndërsa ti... le të na gjykojnë Ata që na shohin e lexojnë përditë ! U tregova shumë i respektueshëm në përgjigje, jo për ty, por për opinonin e qytetetarëve të mi, të cilët i falenderoj për çdo fjalë kurajoze dhe mbështetjen e këtij aktiviteti...!

Kryebashkiaku Tërmet Peçi


(Reagimi i Tërmet Peçit)

Termeti dhe deputet e PS aktualisht po perdorin femijet per te mbushur sallen e nje simpoziumi shkencor per Ali Pashen. Pa dyshim i kane hequr nga mesimet ne shkollen e tyre. Nje skandal i ri ky, ne kundershtim me ligjin, rregullat e te drejtat e njeriut! Kur nuk ju vjen kush tu degjoje, mos u bini ne qafe femijeve!

Tritan Shehu, deputet i PD


(Postimi i deputetit Shehu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marko: 30/05/2018 16:17

    Harxhon kohen me Tritan Preshin.Futi nje presh ne b**!! E i vjen mendja atij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim